Hashim Thaçi, rikonfirmon qëndrimin për padi ndaj Serbisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikonfirmuar qëndrimin se Kosova do të ngritë padi për gjenocid ndaj Serbisë në momentin kur të krijohen rrethanat e përshtatshme legale për Kosovën...

Sa i përket komenteve të opozitës se Gjykata Speciale është “dhuratë e tij” për Kosovën, thotë se duhet të vlerësohet nëse me interes për Kosovën është të marrë vendim vetë Kuvendi i Republikës së Kosovës, institucionet legjitime të Republikës së Kosovës, apo kjo çështje të shkojë në Këshillin e Sigurimit.
Këto komente ai i ka bërë pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Dimitri BushatiN, ku është rikonfirmuar mbështetja në konsolidimin dhe forcimin e Shtetit të Kosovës dhe përveç kësaj është diskutuar edhe për takimin e dy qeverive më 23 mars në Tiranë.
