Maqedoni

Administrata gjyqësore proteston: Duam paga dinjitoze sikur funksionarët

05.07.2023 15:00

Të revoltuar nga pagat e tyre, nëpunësit gjyqësor kanë protestuan përpara gjykatave themelore në Shkup....

Të revoltuar nga pagat e tyre, nëpunësit gjyqësor kanë protestuan përpara gjykatave themelore në Shkup. Inflacioni i madh ka zhvlerësuar pagat që marrin, ndërkaq kërkojnë t’u sigurohen edhe shtesat që i garanton ligji. 
 
“Me ligj vërtetohet se shërbimi gjyqësor ka të drejtë për shtesat prej 35%, gjatë rrezikut në punë, orët jashtë orarit të punës, kushtet të cilat nëpunësit gjyqësor nuk i gëzojnë, ndërkaq Këshilli Gjyqësor sjell vendim vetëm për 5 për qindëshin.”, - deklaroi kryetari i Shoqatës së Administratës Gjyqësore, Borçe Mirçevski. 
 
“Nuk kemi kërkesë vetëm për paga, por edhe për shtesat e pagave, për të cilat ligji parasheh për të dyja grupet  e punësuara edhe në gjykata edhe në prokurori, megjithatë nuk paguhet asgjë.”, - theksoi Tërpe Deanoski nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organet e drejtësisë dhe Shoqatat e qytetarëve. 
 
Pakënaqësia buron me rritjen e pagave për 75% për një numër të caktuar funksionarësh. Nuk përjashtojnë mundësinë që nga shtatori të radikalizohen në protesta gjeneralë të gjithë nëpunësit gjyqësor. 
 
“Rritja e pagës për 70% për personat e emëruar shkaktoi revoltë tek i gjithë sistemi në sektorin publik. Kjo ndarje e mjeteve jotransaprente bëri edhe një ndarje të re për Ministrinë e Financave për rritje të pagave për 30%. Nuk është vetëm sistemi gjyqësor, DAP-i është i pakënaqur, dogana, të punësuarit në burgje dhe nëpunës  të tjerë në shtet.”, - u shpreh Goran Risteski nga Sindikata e Pavarur e Adminisitratës Shtetërore.
 
“Nga 1 shtatori planifikojmë protestë totale, pra gjykatat të mbyllen dhe të mos funksionojë shteti, ashtu siç nuk po mund të funksionojmë ne me këto paga.”, - theksoi Jasmina Veliçkova nga Sindikata e Pavarur e Shërbimit Gjyqësor.
 
Nga Gjykata Themelore Penale-Shkup njoftojnë se Administrata e Gjykatës i përkrahë tërësisht angazhimet dhe përpjekjet e Sindikatës së Shërbimit Gjyqësor në realizimin e të drejtave të tyre.
 
“Administrata e gjykatës mbështet plotësisht angazhimet dhe përpjekjet e Sindikatave të shërbimit gjyqësor në ushtrimin e të drejtave të tyre. Për këtë arsye, konsiderojmë se kërkesat e tyre janë të justifikuara dhe të nevojshme për funksionimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit gjyqësor.”, thonë nga atje.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU