Maqedoni

Oda Ekonomike, DAP-i të publikojë listë edhe për ata që paguajnë tatim

05.07.2023 16:15

Ekonomia e Zezë tashmë një kohë të gjatë po i godet edhe bizneset, por edhe shtetin.....

Ekonomia e Zezë tashmë një kohë të gjatë po i godet edhe bizneset, por edhe shtetin. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë i propozojnë DAP-it që në vend të publikimit të listës së zezë për atë se kush nuk paguan tatim të fillojë të publikojë listë të bardhë dhe të tregojë se kush po e mbush buxhetin. 
 
“Ne kërkojmë që të publikohet lista e bardhë, kush është ai që paguan. Është një pyetje e rëndësishme, për shkak se atëherë në sipërfaqe do të del edhe realiteti, kështu realitetin nuk mund ta shohim, për shkak se në atë listë të zezë gjenden të gjithë borxhlinjtë në të gjitha bazat ku vështirë mund të arrihet në treguesit që tregojnë se kush dhe për çfarë arsye gjendet në atë listë. Publikimi i listës së bardhë do të tregojë se kush mundet të menaxhojë me problemet, edhe në këto kushte të mbushë buxhetin dhe të mundësojë funksionim të shtetit.”, - deklaroi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski. 
 
Pasojat nga ekonomia e zezë në mënyrë negative pasqyrohet tek kondicioni financiar i kompanive të cilat punojnë sipas ligjeve.
 
“Ekonomia e zezë nuk është pyetje ekonomike, por një pyetje e thellë shoqërore dhe është në interes për të gjithë ata që paguajnë tatim. Duhet të dihet se kush sa paguan tatim që të kemi shëndetësi më të mirë, arsim dhe gjithçka tjetër.  Pasojat financiare për buxhetin janë të mëdha, ndërsa ajo që është e nevojshme është  vullnet politik që ekonomia e zezë të ulet, të  formalizohet dhe të bëhet pjesë e ekonomisë normale.”, - theksoi Zoran Jovanovski nga OEM-i. 
 
Sipas analizës së Odës Ekonomike, ekonomia e zezë është diku rreth 33.2%  nga bruto prodhimi vendor.
 
GAZMEND KURTISHI