Maqedoni

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë: Qeveria dhe Sindikatat po i afrohen një marrëveshjeje

05.07.2023 16:37

Sindikatat dhe Qeveria janë më pranë një marrëveshjeje për rritjen e pagave në sektorin publik....

Sindikatat dhe Qeveria janë më pranë një marrëveshjeje për rritjen e pagave në sektorin publik. Sesioni i ri i bisedimeve në një format më të ngushtë ishte i suksesshëm, vlerësojnë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Ata thonë se kanë diskutuar për rritjen e pagave në një përqindje që i afrohet kërkesës së tyre, duke marrë parasysh pagën minimale dhe normën e inflacionit.
 
“Po i afrohemi asaj që po flasim, 14.2%, 12.55%, 10.9%, si bazë mbi të cilën do të rriten pagat e punonjësve të sektorit publik. Mbetet për t'u parë nëse dhe cili parametër do të merret parasysh në llogaritjen e pagave dhe punonjësit e sektorit publik. Nga shtatori do të marrin të gjithë të njëjtën rritje në përqindje të pagave të tyre, pavarësisht nëse disa paga të punonjësve të sektorit publik në periudhën e kaluar janë rritur me disa vlerësime ose me një sasi të caktuar. Kjo do të thotë që në shtator të gjithë do të kenë një rritje rroge në sektorin publik me një përqindje të caktuar, për të cilën do të biem dakord dhe do ta finalizojmë të hënën, shpresojmë.”, - deklaroi kryetari i LSM-së, Slobodatan Trendafilov. 
 
Takimi i radhës do të jetë të hënën, deri atëherë Qeveria duhet të bëjë një simulim dhe llogaritje për implikimet sipas buxhetit, kurse Sindikata të shqyrtojë propozimin që kanë në kuadër të degëve të tyre, në mënyrë që në mbledhjen e radhës t'i paraqesin konkluzionet. Qeveria këmbëngulë për një metodologji të re për llogaritjen e pagave në administratën publike, e cila do të jetë një zgjidhje e qëndrueshme sistematike që do të kontribuojë në efikasitet dhe produktivitet më të madh të punëtorëve. Sindikata kërkon që paga mesatare të shumëzohet me koeficientin e kompleksitetit, por nëse është e pranueshme dhe e realizueshme, kjo çështje duhet të zgjidhet në të ardhmen.
 
SEDAT SELIMI