Këto janë kundërshtarët e Kosovës për Botëror e Evropian
05.07.2023 18:50
Hendbollistët e Përfaqësueses së Kosovës do të përballen me Sllovakinë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025.....

Hendbollistët e Përfaqësueses së Kosovës do të përballen me Sllovakinë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Shorti është tërhequr të mërkurën në Vjenë. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2025 zhvillohen më 1/2 dhe 4/5 nëntor.
Në ndeshjen e parë Sllovakia është vendase, ndërsa “Dardanët” janë vendas në ndeshjen e dytë. Në fazën e parë kualifikuese paraqiten dhjetë shtete. Luksemburgu – Izraeli, Britania e Madhe – Finlanda, Letonia – Estonia, Turqia – Italia janë çiftet tjera. Federata e Hendbollit e Kosovës e ka cilësuar si të vështirë shortin. Por pritjet janë që Kosova të kaloj në fazën e dytë.