Sahiti firmos me FC Shkupin
05.07.2023 19:04
Suad Sahiti është futbollisti më i ri i Shkupit. Sulmuesi 28-vjeçar dhe drejtuesit e skuadrës nga Çairi u dakorduan për firmosjen e kontratës një vjeçare me opsion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Më parë Sahiti ka veshur fanellën e Rabotniçkit, për dy vjet të plota, por sulmuesi i djathtë ka eksperiencë të pasur në Greqi, Bullgari, Bosnjë, Poloni e Kroaci. Ai sezonin e kaluar ishte pjesë e Llapit, ku për shkaqe administrative nuk luajti në asnjë ndeshje. 28 vjeçari ka regjistruar edhe një paraqitje për kombëtaren e Kosovës.