Vllaznia e femrave tek më të mirat e botës

05.07.2023 19:06

Instituti për Histori dhe Statistike të Futbollit (IFFHS), ka publikuar renditjen e 200 skuadrave...

Instituti për Histori dhe Statistike të Futbollit (IFFHS), ka publikuar renditjen e 200 skuadrave më të mira në botë për femra. Futbolli i femrave të Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet jashtë këtyre renditjeve. Shqipëria falë paraqitjes së mirë të KFF “Vllaznia” nga Shkodra, ka siguruar një vend në këtë renditje.
 
Vllaznia e femrave me 88 pikë, mban pozitën e 174 nga gjithsej 200 ekipe nga e gjithë bota.  Më herët në fillim të këtij viti vajzat shkodrane u vlerësuan si skuadra më ‘fair- play’ e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për femra. Skuadra më e mirë vazhdon të jetë Barcelona, e cila ndjeket nga Volfsburgu, Chelsea, Olympique Lyon dhe Real Madrid.