Maqedoni
Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të vizitës së Ramës
06.07.2023 08:33
Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm...

Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm për shkak të vizitës zyrtare të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Për komunikacion do të jenë të mbyllura këto rrugë: bulevardi “Aleksandar Makedonski”, rruga “Bellasica”, bulevardi “Goce Dellçev”, bulevardi “Kliment Ohridski”, rruga “Mitropolit Teodosij Golloganov”, pjesë të rrugës “Franklin Ruzvelt” dhe rruga “Orce Nikollov”.
“Për këto shkaqe, Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e policisë, me qëllim të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion”, shtojnë nga MPB.
