Botë

Lukashenko: Prigozhin gjendet në Rusi dhe jo në Bjellorusi

06.07.2023 11:43

Shefi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin nuk është në Bjellorusi, ka konfirmuar presidenti Alexander Lukashenko...

Shefi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin nuk është në Bjellorusi, ka konfirmuar presidenti Alexander Lukashenko.
 
Lukashenko tha se udhëheqësi i Grupit Wagner është në Rusi dhe “mund të jetë” në Shën Petersburg ose Moskë, por definitivisht jo në “territorin e Bjellorusisë”.
 
Në një marrëveshje për t’i dhënë fund rebelimit, i cili u ndërmjetësua nga Lukashenko, Prigozhin kishte rënë dakord të zhvendosej në Bjellorusi.
 
Javët e fundit ka pasur shumë spekulime në lidhje me vendndodhjen e tij, me liderin mercenar që nuk u pa në publik që nga rebelimi.