Maqedoni
Kumanovë, Dimitrievski në bisedë informative në polici
06.07.2023 13:15
Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, gjatë një konference për gazetarë...

Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, gjatë një konference për gazetarë, njohtoi se pas një denoncimi anonim sot është ftuar në një bisedë informative në SPB të Kumanovës për, sic tha ai, një lëndë për ndarjen e pagave dhe kompenzimeve personave të punësuar në komunë.
“Sot isha i ftuar në SPB të Kumanovës në lidhje me një lëndë për pagesa dhe kompenzime personave të punësuar në Komunën e Kumanovës. Në kontinuitet po bëhet presion i njejtë në punën e Komunës së Kumanovës dhe ndaj meje si kryetar komune. Qëllimi është i qartë, të defokusohem nga aktivitetet e përditëshme”, theksoi Dimitrievski.
Dimitrievski këtë e vlerëson si një shembull klasik të keqpërdorimit nga individ të cilët me naxhojnë me këtë resor për qëllime politike partiake të institucioneve.
“Vlerësoj se veprimet e këtilla janë të deplasuara, por gjithësesi Unë si kryetar komune dhe të punësuarit në komunë do të bashkëpunojmë gjatë cdo hetimi që do të kryhet. Por, njëkohësisht kërkoj nga Prokuroria të hapë lëndë për t’i zbuluar personat të cilët bëjnë denoncime të këtilla anonime, kurse nga ana tjetër vlerësoj se ekzistojnë mundësi të mëdha për të ekzistuar procese të montuara të cilat kanë për qëllim defokusimin tonë nga aktivitetet tona të përditëshme”, shtoi ai.
Dimitrievski u apelon kompetentëve të cilët menaxhojnë me këto institucione sidomos me MPB të ndërpesin me dukuri të këtilla që t’i lënë rahat të punojnë sepse për këtë janë të zgjedhur nga populli, e jo të humbin kohë dhe të fokusohen në luftimin e korrupcionit në shtet të cilin edhe e kanë para syve, nënvizoi Dimitrievski.
FATLUM AQIFI
