Maqedoni
Vërshimet në Tearcë, banorët kërkojnë dëmshpërblim, komuna s’ka para
06.07.2023 14:31
Shumë shtëpi me obore e podrume dhe rrugë janë vërshuar mbrëmë në fshtin Tearcë dhe Neproshten të komunës së Tearcës...

Shumë shtëpi me obore e podrume dhe rrugë janë vërshuar mbrëmë në fshtin Tearcë dhe Neproshten të komunës së Tearcës, pas rreshjeve intenzive të shiut, duke shkaktuar dëme të mëdha matriale. Banorët thonë se dëmet janë te mëdha, ndërsa presin nga institucionet që të bejnë vlersimin e dëmeve. Ata kujtojn se vetëm në vitin e largët 1968 ka pasur vërshime në këtë pjesë. Kërkojn nga institucionet që t’i pastrojnë kanalizimet dhe kanalet me qëllim që në të ardhmen të mos përsëritet më.
“Mbrëmë vërshime te mëdhaja. Uji nga lart erdhi nëpër shtëpit tona. Është bllokuar kanali këtu, krejt. E rrëzoi murin atje. U bë si liqen. Uji hyri në të dyja shtëpitë, në podrume edhe te shpia e vëllaut. Ja siç e shihni vetë dëmet janë të mëdha. Dëmet janë matriale, shyqyr që në njerëz nuk ka bë dëm. Kanali këtu ka qenë i thellë, mund të ecin dy lumej, por këtu nuk e kanë pastru si duhet dhe ka shpërthy këtu dhe shieht çfarë ka bë. Para 50 vitesh ka qenë i njejti problem ku ka vërshuar të gjithë fshatin.”, u shpreh një banor.
“Dëmi është se krejt murin e ka rrënuar, 20-25 metre, nja pojat e ka rrënur, frigorifer dhe lavatriçe.”, tha një banor.
“75 vjeç kam nuk e mbaj mend, ka qenë përpara 1968.”, u shpreh një banor.
Nga komuna e Tearcës thonë se janë në teren dhe po punojnë për sanimin e dëmeve. Ata thonë se komuna ka një buxhet të vogël krahasur me dëmet që u janë bërë banorve, dhe presin që pas vlersimit të dëmeve t’u dalë në ndihmë Qeveria.
“Më shumë të vërshaur janë dy vendbanimet tona, i Tearcës dhe i Neproshten. Pjesa Kritike ka qenë tek lumi në fshatin Neproshten që arritëm ta menaxhojmë, me maqinat rrethanor që i kishim në teren. Ka dalë në teren komisioni adekuat, ku do bejne vlersimin. Do dalin në teren bashkë me stacionin policor për të bërë verifikim e të gjitha dëmeve nëpër shtëpi. Ne jemi me një fond solidar për tu dalë ne krah të gjithë të dëmtuarve por realisht, i gjithë dokumentacioni që përmenda me sipër që janë nga MPB dhe nga Komuna do t’i drejtohen Qeverisë për të vlersuar edhe ata por, edhe për të kompenzuar të dëmtuarit.”, tha Nuhi Neziri, kryetar i komunës së Tearcës.
Përndryshe, mbrmë u vërshuan edhe shumë toka të mbjellura bujqësore në Tetovë dhe komunat rurale, ku sipas bujqive dëmët janë të mëdha.
VISAR SADIKI
