Beqiri emërohet drejtor teknik në Al Jabalain

06.07.2023 15:00

Jeton Beqiri vazhdon qëndrimin në Arabinë Saudite te skuadra Al Jabalain...

Jeton Beqiri vazhdon qëndrimin në Arabinë Saudite te skuadra Al Jabalain. Tekniku tetovar ka firmosur kontratë të re një vjeçare, tashmë me pozicion të avansuar.
 
Përveç drejtor teknik i shkollës së futbollit, Beqiri tashmë do të mbaj të njejtin post (drejtor teknik) edhe për ekipin e parë. Al Jabalain FC garon në Divizion 1, apo kategoria e dytë e futbollit në Arabinë Saudite, menjëherë pas Superligës, ndërsa stinorin e fundit u pozicionua në vendin e dhjetë.