Ramadani arrin në Medine, pritet me lule nga drejtuesit e FC Ohod

06.07.2023 15:02

Trajneri me përvojë i futbollit nga vendi ynë, e që disa herë me ekipe të ndryshme ka dalë edhe kampion në Kosovë, Zekirija Ramadani...

Trajneri me përvojë i futbollit nga vendi ynë, e që disa herë me ekipe të ndryshme ka dalë edhe kampion në Kosovë, Zekirija Ramadani, sot ka arritur në Medine, te skuadra e Ohod, me të cilën ka arritur marrëveshje zyrtare para disa javësh. 45 vjeçari, së fundmi ishte në krye të Gjilanit, para se ta ndërpjej kontratën me ekipin nga Super Liga e Kosovës dhe të transferohet në kampionatin e Arabisë Saudite, aty ku kohëve të fundit po ndodh “çmenduri” e vërtet sa i përket përforcimit të skuadrave.
 
Skuadra nga qyteti i Medinës, FC Ohod, është pjesë e kategorisë së parë saudite, apo ligës së dytë të këtij vendi, ndërsa stinorin e fundit ishte pozicionuar në vendin e nëntë nga gjithsej 18 skuadra. Ramadani, në Arabi ka arritur bashkë edhe me asistentët që do ti ketë te FC Ohod, Sadat Shaini dhe Kemal Tavaci. Ndryshe Ramadani, deri tash ka qenë trajner i Shkupit në kampionatin tonë, Flamurtarit e Egnatias në Shqipëri, si dhe Trepçës 89, Feronikelit, Prishtinës dhe Gjilanit në Kosovë, me ç`rast në kampionatin Kosovar është shpall edhe kampion me Trepçën, Feronikelin dhe Prishtinën.