Oda ekonomike, të ndërpritet ligji i takës së solidaritetit
Oda Ekonomike kërkon që Qeveria...

Oda Ekonomike kërkon që Qeveria jo vetëm të tërheqë Ligjin për Taksën e Solidaritetit, por edhe të mos e propozojë sërish me flamur europian në Kuvend pa u konsultuar me biznesin. Njeriu i parë i Odës, Azeski është në kërkim të marrëveshjes ndërmjet sektorit publik dhe privat për të pasur parashikueshmëri për kompanitë.
“Zgjidhja për të dalë nga gjithë kjo situatës e shohim në shkrimin e deklaratës për një konsensus social, në të cilin, në dhjetë vitet e ardhshme, biznesi do të bëhej prioritet kryesor, në vend të çështjeve politike, gjë që do të bënte një ndryshim serioz në sjelljen tonë morale ndaj asaj ku jetojmë dhe së dyti, një garanci për këtë do të ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje ndërmjet publikut, gjegjësisht shtetit dhe sektorit privat në të cilën do të rregulloheshin marrëdhëniet e ndërsjella” - tha Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.
Projektligji për taksën e solidaritetit është selektiv dhe do të ndikojë negativisht tek investitorët e huaj, thonë nga oda ekonomike. Ata kërkuan një kalendar tatimor për kompanitë, në mënyrë që të planifikojnë në kohë vitin e ardhshëm.
“Shteti do ta informojë sektorin e biznesit duke miratuar çdo rregullore që i referohet, e cila do të publikohet në gazetën zyrtare. Praktikisht do të informojë sektorin e biznesit se çfarë po ndryshohet apo futet rishtazi në sferën e taksave dhe detyrimeve të tjera dhe do të jetë e vlefshme deri më 1 janar” – deklaroi Zëvendëskryetar i Odës Ekonomike, .
Nga oda ekonomike theksuan se ka një sërë ligjesh që prekin biznesin dhe nuk janë miratuar prej vitesh. (Sedat Selimi, TVM2)
