UNT, me ceremoni solemne shënohet Apsolventiada 2023

06.07.2023 17:07

UNT me ceremoni solemne përcolli gjeneratën e pestë....

UNT me ceremoni solemne përcolli gjeneratën e pestë të absolventëve, kësaj rradhe në objektin e ri. Pas ceremonisë së hedhjes së kapelave  të diplomuarit potencuan se me mbarimin e studimeve po hapet një kapitull i ri në jetën e tyre dhe se presin perspektivë të ndritur në vend.

“Kam mbaruar për teknologji ushqimore, po vazhdoj tani masterin dhe të punoj më vonë diçka të jem e suksesshme”.

“U jemi mirnjohës profesorëve, familjarëve që na përkrahën gjatë udhëtimit të vështirë, jam e lumtur që profesorët janë krenar me mua dhe jam e lumtur që në sytë e familjarëve pamë shkëlqim, është gjithçka shumë mirë” – u shprehën disa nga studentët e diplomuar pranë UNT-së.

Të diplomuarit i përgëzuan Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe Rektori i UNT-së, Izet Zeqiri, duke iu dëshiruar suksese në rrugëtimin e mëtejshëm jetësor.

“Mos nënvlerësoni mundësinë për karrierë profesionale në vendlindje, mos ëndrroni migrimin për një vend pune dhe për të përmbushur nevojat minimale për jetë ,sepse edhe këtu ka perspketivë dhe mundësi. Me zemër duhetz tu uroj të ecni në drejtimin e duhur dhe të punini profesionin që dëshironi” – tha Rektori i UNT-së, Izet Zeqiri.

Jam I bindur se me aftësitë, njohuritë, eksperiencën në UNT, do ti bashkoheni shumë shpejtë tregut të punës dhe do ta shfrytëzoni edukimin për ndryshimin pozitiv të mjedisit ku jetoni dhe ku veproni” – u shpreh Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.  

Këtë vit akademik pranë UNT -së diplomuan 250 studentë,  ndërsa u shpallën edhe studentët më të dallur nga pesë fakultetet pranë UNT-së. (Flutura Latifi, TVM2)