Aktgjykimi për rastin “Softueri”, 8 vite burg për Rashkovskin
Tetë vite burg për ish - srekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski...

Tetë vite burg për ish - srekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, i akuzuar në rastin “Softueri”.
Gjykata Themelore Shkupi 1 mori aktvendim, në të cilën shpalli të fajshëm Rashkovskin dhe 6 të akuzuarit e tjerë, ku u dënuan me gjithësej 24 vite burgim.
Në arsyetimin e gjërë të këtij aktvendimi gjyqëtarja Fanka Jançuleva Mihailovska tha se të gjithë së bashku me vetëdije të plotë kanë keqpërdorur detyrat dhe postet e tyre zyrtare, gjatë procedurës për furnizime publike për sistemin për identifikimin biometrik të softverit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion.
“Fakt është se të akuzuarit Dragi Rashkovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska dhe Maja Siljanovska kanë bërë transaksione të të hollave ndërmjet tyre. Disa prej pagesave janë të shpeshta dhe janë shuma të mëdha të parave. Mbrojtja e të akuzuarëve në këtë rast nuk e mohoi apo dëshmoi të kundëtën se Rashkovski është mik i të gjithëve por se ekzistojnë relacione të afërta mes të akuzuarëve të tjerë.” - tha gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska.
Ivica Dimitrovski u dënua në 5 vite, Igor Hristov 5.6, Daniel Stançev 4, Irena Ivanovska 3.6 dhe Igor Ivanovski dhe Maja Siljanovska me nga tre vjet burgim. Përveç dënimit me burg Rashkovski, Dimitrovski, Hristov dhe Daniel Stançev në mënyrë solidare do të duhet të konpensojnë dëmin e shkaktuar ku do inkasojnë dy sasi të mjeteve finansiare ndaj shtetit njëra prej 6 milion 455 mijë e 816 denarë dhe tjetra prej 4 milion 977 mijë denarë. (Rexhep Qamili, TVM2)
