Maqedoni
Policia realizoi gjashtë raste të ndara për kontrabandim me migrantë
28.02.2015 14:45
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditëve të kaluara realizoi gjashtë raste të ndara të kontrabandimit me migrantë ku kundër shtatë personave...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditëve të kaluara realizoi gjashtë raste të ndara të kontrabandimit me migrantë ku kundër shtatë personave (ku një është rumun, një grek dhe një nga Shqipëria) në Prokurorinë Publike Themelore dorëzoi padi penale për vepër të kryer penal "kontrabandë me migrantë".
Siç kumtoi policia janë zbuluar 38 emigrantë ilegal të moshës prej 66 deri në dy vjet shumica nga Siria (27), si dhe shatë migrantë ilegal nga Iraku, dy nga Mali dhe nga një nga Nigeria dhe nga Togo.
Migrantët janë vendosur në Qendrën e pranimit në Shkup, ndërsa nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake të pesë personave nga të paditurit u është caktuar masa paraburgim - për katër me kohëzgjatje prej 30 ditëve, për një me kohëzgjatje prej tetë ditëve./mia
