Lufta në Ukrainë, HRVV: Jo municione thërrmuese
Organizata Hjuman Rajts Uatç...

Organizata Hjuman Rajts Uatç njofton se forcat ruse ashtu edhe ato ukrainase kanë përdorur municione thërrmuese që kanë vrarë civilë ukrainas.
Ky raport i HRU-së vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë kërkesën e Qeverisë ukrainase, e cila po kërkon nga Uashingtoni që ta furnizojë me municione të tilla.
HRU u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë së përdoruri bombat thërrmuese dhe i bëri thirrje SHBA-së që të mos e furnizojë Ukrainën me municione të tilla.
Mbi 120 shtete kanë nënshkruar një traktat ndërkombëtar që ndalon përdorimin e municioneve thërrmuese. Këto municione janë raketa dhe bomba që shpërthejnë në ajër mbi një objektiv dhe lëshojnë shumë pajisje të vogla shpërthyese.
Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja nuk e kanë nënshkruar këtë traktat.
