Futboll
Shkëndija e gatshme për Teteksin, Kozniku pret fitore
28.02.2015 15:24
Derbi lokal i Tetovës, mes ekipeve të Teteksit dhe Shkëndisë, është ndeshja më e shumëpritur nga të gjitha që do të zhvillohen në kuadër të xhiros së 18-të...

Derbi lokal i Tetovës, mes ekipeve të Teteksit dhe Shkëndisë, është ndeshja më e shumëpritur nga të gjitha që do të zhvillohen në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën e Parë Futbollistike, apo e para e sezonit pranveror.
E gjithë kjo, jo për shkak të formës të skuadrave, pasi Shkëndija është në vet kreun e rënditjes dhe favorit absolut për tre pikët, por shkaku që të dyja ekipet kanë një rivalitet të madh nga e kaluara. Se “kuqezinjët” janë favorit të mëdhenj për të fituar këtë ndeshje, flet rezultati nga ballafaqimi I tyre I parë këtë sezon, që përfundoi me 5-0 në të mirë të tyre, por edhe transferimet e mëdha që u bën në afatin kalimtar dimëror. Ndeshjet e para të sezonit çdoherë janë të vështira, por jam I bindur në fitore, është shprehur para ndeshjes, trajneri i Shkëndisë, Ardian Kozniku.
“E presim ma padurim derbin lokal kundër Teteksit. Jemi të përgatitur mirë dhe sa I përket sezonit pranveror, kemi shumë ndeshje, gjithsej 15-të, kështu që na pret një sezon shumë e vështirë. Mirëpo, kemi një numër të madh të lojtarëve kualitativ, gjithsej 30-të, të cilët punuan mirë në përgatitje. Konkurrenca në skuadër është e shëndoshë dhe e fortë. Është normale që do të nisim me 11-të lojtarët të cilët janë më mirë të përgatitur. Mund të them që çdo kampionat, ndeshjet e para janë të vështira, mirëpo jemi të sigurtë që pas punës dhe përgatitjeve që I kemi bërë, derbi do të na takoj neve me fitore” është shprehur Kozniku.
Ndryshe, derbi sfida e javës së 18-të në ligën e parë futbollistike, mes ekipeve të Teteksit dhe Shkëndisë, do të luhet nesër në stadiumin e Qytetit në Tetovë dhe do të nis në orën 14.00.
Në po këtë kohë, nesër do të takohen edhe Pelisteri – Bregallnica, Rabotniçki – Turnova si dhe Sileksi – Vardari, ndërsa takimi mes Renovës dhe Metalurgut, do të luhet të hënën me fillim në orën 14.00
MUSTAFA ADEMI
