PSG zyrtarizon Skriniarin dhe Asension
Paris Saint-Germain ka njoftuar nënshkrimin e Milan Skriniar...

Paris Saint-Germain ka njoftuar nënshkrimin e Milan Skriniar për pesë sezonet e ardhshme.
Mbrojtësi sllovak është dakord me klubin deri më 30 qershor 2028. Skriniar arriti marrëveshje me PSG në janar të këtij viti, ndërsa sot është bërë edhe zyrtarizimi. Në Paris ai do të luajë për pesë sezone të ardhshme, pasi ka kontratë deri në vitin 2028.
Më pas, PSG ka zyrtarizuar edhe transferimin e dytë brenda kësaj dite, duke treguar se duan të luftojnë për çdo trofe këtë sezon.
Pas Skriniarit, parizienët kanë konfirmuar edhe transferimin e Asensios si lojtar i lirë.
Njoftimi i klubit francez erdhi me anë të faqes zyrtare, ku thuhet se spanjolli ka nënshkruar kontratë të vlefshme për tri vite, apo deri më qershor të vitit 2026.
