Edi Rama, nga Kosova vazhdon udhëtimin drejtë Bosnjës

07.07.2023 11:07

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kuadër të turit ballkanik të nisur një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut dhe nga dje gjendet në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, shkruan se këtë mëngjes përshëndet krejt Kosovën.

Rama, njofton se ditën e dytë vazhdon udhëtimin e tij drejtë Bosnjës dhe Hercegovinës dhe vendeve të tjera të rajonit.

Mirëmëngjesi dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar kryeministri Rama në faqen e tij në ‘Facebook’.

Sot kryeministri Rama do të udhëtojë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të zhvillojë një takim me Kryetaren e Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu, këtë të premte, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim tetë-a-tetë me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin në orën 15:40 do të mbajë konferencën e përbashkët për shtyp. Në kuadër të këtij turi ballkanik, Rama do të udhëtojë drejt Serbisë, ku do të zhvillojë një takime dhe me Presidentin Aleksandër Vuçiq.

Dje, kreu i qeverisë shqiptare qëndroi në Maqedoninë së Veriut, ku u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, e më pas Rama arriti në Kosovë ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim, dje kryeministrin e Rama, me të cilin, kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.