Basketboll

Uestbruk si mbreti Xhejms, Golden State rradhit fitoret

28.02.2015 15:28

14 takimet e natës së shkuar në NBA, kaluan në shenjë të Rasell Uestbrukut, edhe pse Okllahoma e tij u mposht nga Portllandi me 115-112...

Plejmejkëri fenomenal i Tanderave, regjistroi një paraqitje tjetër të përkryer, duke arritur tripëll dabëllin e tretë në seri, që megjithatë nuk mjaftoi për fitore.
 
Në fund të ndeshjes, Uesbtruk, regjistroi 40 pikë, 13 kërcime e 11 asiste, me ç`rast u bë basketbollisti I parë pas Lebron Xhejmsit që nga viti 2009, I cili ka arritur tripëll dabëll në tri ndeshje të njëpasnjëshme. 
 
Nga ana tjetër, ekipi me bilanc më të mirë deri më tani, Golldën Stejt, iu kthye fitoreve shumë shpejt pas disfatës nga Klivlendi.
 
Viktimë e rradhës e Voriorsave, ishte Toronto, që u mposht bindshëm me 113-89. Treshja Tompson, Keri, Grin, sërish ishte në nivel me ç`rast Tompson shënoi 25 pikë, Keri tri më pak, ndërsa Grin e mbylli sfidën me 17 pikë e nëntë kërcime. 
 
Nga sfidat tjera, veçojmë edhe fitoren e San Antonios ndaj Sakramentos, si dhe ate të Atllantës ndaj Orllandos. 
 
MUSTAFA ADEMI