Mbappè drejt largimit, nis efekti domino i sulmuesve në Europë

07.07.2023 13:28

Mjafton një lëvizje dhe nis një numër i madh ndryshimesh mes sulmuesve në Europë...

Mjafton një lëvizje dhe nis një numër i madh ndryshimesh mes sulmuesve në Europë. Situata mes PSG dhe Mbappè po ndiqet me mjaft interes në Napoli.
 
Tifozët kampanë i tremben fuqisë ekonomike të PSG-së, e cila me shitjen e yllit francez do të kishte euro mjaftushëm për të bindur Aurelio De Laurentiis-in që të privohet nga bomber nigerian.
 
Nëse sulmuesi francez nuk rregullon marrëdhëniet me klubin e tij, do të dalë në shitje. Presidenti Al Khelaifi e kishte të qartë se Kylian nuk do të largohej me parametër zero vitin e ardhshëm. Megjithëse vlerësimi i Mbappè është rreth 200 milionë euro, nuk do të mungojnë blerësit për të. Real dhe Liverpool, shkruajnë në Paris, janë gati për çdo gjë. E këtu hyn në lojë Napoli, më saktë, Osimhen. Nigeriani shihet si trashëgimtari i përsosur i kampionit francez nën Kullën Eiffel.