Diskutime për klimën në Vjenë, Osmani: OSBE-ja ka në fokus edhe këtë temë
OSBE-ja përkushtohet për të ofruar zgjidhje...

OSBE-ja përkushtohet për të ofruar zgjidhje në sfidat që shkatojnë ndryshimet klimatike, ndërkaq RMV-ja si kryesuese me këtë organizatë, nxit bashkëpunim rajonal dhe zbatim të iniciativave për të zbutur ndikimin e ndryshimeve klimatike, ka thënë udhëheqësi i OSBE-së, Bujar Osman.
Në Vjenë në kaudër të konferencës për ndryshimet klimatike, Osmani ka theksuar se OSBE-ja do të përfshihet në realizimin e projekteve të vlefshme në këtë fushë aktuale.
Si kryesues i OSBE-së, Osmani ka njoftuar emërimin e Përfaqësuesit Special për Ndryshime Klimatike, Naser Nuredinin, ish ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Duhet edhe shumë punë të përmbushen. Duhet të bëjmë një qasje gjithëpërfshirëse, më të dobishme, në mënyrë që të kërkohet zgjidhje kooperative mbi çështjet komplekse të krijuara nga ndryshimet klimatike. Duhet të gjejmë mënyra inovative që të sigurojmë përgjigje koherente, integruese dhe koordinuese të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim” – tha Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.
Në këtë konferencë Osmani ka takuar përfaqësuesin special të SHBA-së për klimën Xhon Kerri, të cilin e ka njoftuar me aktivitetet e vazhdueshme për mbrojtjen e Malit Sharr dhe Korabit, ku njëherit ka shprehur mirënjohje për ndihmën amerikane për realizimin e projektit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
