Rritja e pagave në sektorin publik, Kovaçevski dhe Bytyqi optimist se rritje do ketë
Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi është optimist se deri në fund të javës së ardhshme do arrihet marrëveshje...

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi është optimist se deri në fund të javës së ardhshme do arrihet marrëveshje për rritjen e pagave të të punësuarëve në sektorin publik.
Bytyqi nuk tregon se për sa për qind do të ketë rritje, ripërësit vetëm se do të sigurohen paga më të mira dhe më dinjitoze për gjithë të punësuarit, metodologji e re e përllogaritjes së pagave të tyre dhe shlyerja e detyrueshme e regresit vjetor K-15.
“Pres që nga java e ardhshme të arrijmë marrëveshje për Marrëveshjen e Përgjthshme koletive me të gjitha këto elemente të përcaktuara, ku më pas kjo do të jetë një nxitje për të gjithë të punësuarit në sektorin publik që të jenë në krye dhe në shërbim të çdo qytetari dhe sektorit privat” – tha Zv.Kryeministri për çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Në të njejtën vijë me Bytyqin është edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili u shpreh i bindur se ka gjasa reale që të arrihet marrëveshje e shëndoshë dhe e qendrueshme për pagat.
Kovaçevski është i bindur se Qeveria dhe Sindikatat kanë kapacitet të gjejnë “gjuhë të përbashkët” sa më parë për këtë çështje.
“Gjërat po ecin në drejtim të arritjes së marrëveshjes dhe unë jam i bindur se ky qëllim mund të arrihet ku bashkërisht do të fitojmë një zgjidhje afatëgjatë me të cilën nga muaji shtator do të sigurohen mjetet për rritjen e pagave në sektorin publik, rritje e cila do të jetë e lidhur edhe me rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit të punës të të punsuarëve.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Sipas paralajmërimeve, përfaqësuesit e sindikatave dhe të egzekutivit të hënën përseri do të takohen për të biseduar të gjitha dallimet dhe detajet që kanë të dyja palët për rritjen e pagave në sektorin publik. (Rexhep Qamili, TVM2)
