Botë

Vritet lideri i opozites Nemtsov

28.02.2015 15:32

Mbrëmje në Moskë është vrarë lideri i opozitës ruse Boris Nemtsov, bën të ditur Ministria ruse e punëve të brendshme e cila ka njoftuar se, Nemtsov është qëlluar me katër plumba...

Boris Nemtsov, 55 vjeçar dikur shihej si trashëgimtar i presidentit të parë të epokës pas sovjetike Boris Yeltsin. Ai kishte shërbyer si zëvendëskryeministër në në kohën e mandatit të fundit të ish presidentit Yeltsin.
 
Nemtsov u shndërrua në figurë të njohur opozitare dhe kritikues u ashpër i presidentit rus Vladimir Putin.
 
Ai braktisi Dumën, dhomën e ultë të parlamentit rus në vitin 2003.  Boris Nemtsov planifikonte të drejtonte një protestë të opozitës të dielën në Moskë.
 
Presidenti amerikan Barak Obama e dënoi, vrasjen brutale të politikanit opozitar rus Boris Nemcov.
 
SHBA-të i bëjnë thirrje Qeverisë ruse që të zbatojë hetim transparent të shpejt dhe neutral dhe t'i nxjerrë fajtorët për krimin para drejtësisë, theksohet në kumtesën e Obamës.