Zona teknologjike industriale, stabilitet politik, për rritjen e investimeve
Është tejkaluar shifra prej 17 mijë të punësuar në kompanitë e investitorëve të huaj...

Është tejkaluar shifra prej 17 mijë të punësuar në kompanitë e investitorëve të huaj në zonat zhvillimore teknologjike industriale në vend.
Në gjysmën e parë të vitit, importi i repromaterialeve është ulur në zonë , ndërsa eksporti është rritur në rreth dy miliardë euro, informon drejtori i Zonës zhvillimore teknologjike.
“Ajo që është e rëndësishmë si për qytetarët ashtu edhe për institucionet është se për shkak të këtyrë numrave dhe rritjës së numrit të vendeve të punës janë rritur edhe paratë në buxhet, ku në gjysmën e parë të vitit nga kompanitë e Zonëz Zhvillimore vetëm në bazë të kontributeve janë paguar diku prej 25 deri 30 milion euro” – tha Drejtori i ZZHTI-së, Јоvan Despotovski.
Despotovski shtoi se nuk duhet që investitorët të jenë peng i proceseve politike, ai pret që me sukes të realizohet ndryshimet kushtetuese për shkak se vendi në sy të investitorëve të huaj është një vend stabil dhe i sigurtë.
“Nuk mendoj se duhet të jemi peng i proceseve politike të shtetit duke pritur që ato të realizohen me sukses para se të fillojmë të punjmë. Maqedonia është në sytë e investitorëve të mëdhenj, dhe kur e kemi parasysh këtë , le të përpiqemi së bashku të forcojmë përsëri përshtypjen e mirë që njerëzit nga jashtë e kanë për ne” – u shpreh Drejtori i ZZHTI-së, Јоvan Despotovski.
Krahas investimit më të madh në ZZHTI prej 126 milionë eurosh nga kompania farmaceutike gjermane “ nga fillimi i vitit 2023 janë paralajmëruar edhe dy investime të tjera të huaja që premtojnë investime shtesë prej 150 milionë dollarësh dhe hapje të rreth 4500 vendeve të reja të punës. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
