Botë

Shpërthim në pjesën veriore

28.02.2015 15:34

Mëngjesin e sotëm përkatësisht në orën 6 e 20 minuta Mitrovica e Veriut është tronditur nga një shperthim, i cili ka ndodhur në rrugën “Mbreti Petër” afër ëmbëltores “London”...

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, e ka konfirmu shpërthimin duke bërë të ditur se nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme matriale përfshi dëmtimin e 9 automjeteve dhe dritaret e shtëpive dhe lokaleve përreth.
 
“Bëhet fjalë për një garantë dore, e cila dyshohet se është hedhur nga dikush për arsye ende të panjohura” ka thënë Hoti.
 
Por mediat në Kosovë kanë njoftuar se këtij shpërthimi i ka paraprirë një rrahje masive mes dy bandave nga Mitrovica dhe Zveqani që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një local në veri të Mitrovicës, ku janë përfshirë më shumë persona.
 
Sipas këtyre burimeve, në rrahje ka qenë i përfshirë edhe një familjar i njërit nga eprorët policor të veriut, andaj edhe policia nuk e ka regjistruar fare incidentin.