Gjasula bashkohet me Borussia Dortmund?
07.07.2023 16:36
Klaus Gjasula do të luajë në Bundesligë sezonin e ardhshëm pasi skuadra e tij Darmshtad...

Klaus Gjasula do të luajë në Bundesligë sezonin e ardhshëm pasi skuadra e tij Darmshtad, arriti të ngjitej një rang më lartë pasi u rendit në vendin e dytë. Ndërkohë, “transfermarkt” e lidh emrin e Gjasulës me një transferim të mundshëm te Borusia Dortmund. Diçka e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga vetë mesfushori i Kombëtares. Gjasula e ka shpërndarë foton në profilin e tij në “Intagram”, teksa nuk mungon as humori i tij në lidhje me këtë publikim.
“Nuk doja që ta mësonit nga mediat, por ja që ndodhi. U zbulua”, shkruan mesfushori i Kombëtares në foton e publikuar në “Instagram”.
