Joshua dhe Whyte do rrihen në Londër
07.07.2023 16:39
Ish kampioni I botës për peshat e rënda Anthony Joshua dhe boksieri i dytë britanik Dilian Whyte ...

Ish kampioni I botës për peshat e rënda Anthony Joshua dhe boksieri i dytë britanik Dilian Whyte me 12 gusht do të përballen ne Londër. Ky do të jetë një rimeç mes këtyre të dyve pas atij nga viti 2015, bënë të ditur promotorët nga Matchroom. Joshua kishte nokautuar Whyte, në raundin e shtatë në luftën e 2015 të vlefshme për kampion të Britanisë së Madhe.
Joshua mundi amerikanin Jermaine Franklin në pikë në prill. Kjo ishte fitorja e tij e parë pas më shumë se dy vjet pas humbjeve radhazi nga Oleksandr Usyk të Ukrainës. Po ashtu edhe Whyte (35), e mundi Franklinin nëntorin e kaluar pasi humbi sfidën e tij të vetme për titullin botëror ndaj Tyson Fury në prill 2022.
