Richardson me kohën më të mirë në 100 metra

07.07.2023 16:40

Atletja amerikane Sha‘Carri Richardson, vrapoi kohën më të mirë të sezonit prej 10.71 sekonda në vrapin e 100 metrave....

Atletja amerikane Sha‘Carri Richardson, vrapoi kohën më të mirë të sezonit prej 10.71 sekonda në vrapin e 100 metrave. Ajo këtë kohë e shënoi në eliminatoret amerikane të mbajtura para kampionatit botëror. Richardson për 0.4 sekonda e përmirësoi kohën e shënuar nga atletja e Bregut të Fildishtë, Marie-Josée Ta Lou.
 
Kampionati Botëror i atletikës zhvillohet në Budapest prej 19 deri më 27 gusht. Ndryshe Richardson, nuk morri pjesë në botërorin e vitit të kaluar, por edhe në Lojërat Olimpike të vitit 2021, pasi ishte pezulluar për shkak të doping testeve që kishin rezultuar pozitiv në kanabis.