Kulturë

Kulturë, debat publik për propozim-ligjin e ri

07.07.2023 16:43

Decentralizimi dhe financimi i institucioneve kombëtare, si dhe mënyra e marrjes së titujve profesional...

Decentralizimi dhe financimi i institucioneve kombëtare, si dhe mënyra e marrjes së titujve profesional në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore - janë vërejtjet kryesore të Sindikatës për Kulturë për Propozim-ligjin e ri në departament.  Ata shtojnë se marrja e titullit profesional nuk është vetëm punë, por edhe përgjegjësi më e mëdhe pune ndërsa vendit i mungon një personel i tillë.
 
“Ka mungesë të kuadrove të tilla në vend. Me këtë ligj duam që ato punë të rregullohen në mënyrë që personat që do të marrin titullin profesional të vlerësohen si duhet për punën e tyre.”, tha kryetarja e SKRM-së, Vera Atanasovska.
 
Nga Biblioteka Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” kanë vërejtje për nenin 76 të Ligjit, ku ofruesit e shërbimeve rregullohen me dhënien e titujve.
 
“Ne punësohemi si bibliotekist dhe më pas marrim tituj. Besojmë se kriteret e përcaktuara në ligj janë paksa të buta. Për t'u bërë bibliotekist i lartë duhet të kesh tre vite përvojë pune, që mendoj se është shumë pak.”, tha Jelisaveta Kostadinovska, NUB “Shën  Klementi i Ohrit”.
 
Çështjet kryesore që janë përcaktuar janë zbatimi i planit vjetor të financimit në kulturë, si dhe plani i financimit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore për një periudhë pesëvjeçare.
 
“Duhet të përmbajë së paku një projekt që do të realizohet në partneritet, gjegjësisht në produksion me artistë, punëtorë kulturorë, artistë të pavarur, shoqata apo fondacione në fushën e kulturës.”, tha Vladimir Angelov, drejtor i Kinotekës.
 
“Ky ligj përfaqëson një kuadër ligjor që është i nevojshëm për organizimin e një hapësire kreative dhe të lirë siç është kultura, e cila do të na afrojë me modelet evropiane të realizimit të kulturës dhe me tendencat moderne për zhvillimin e artit dhe kulturës.”, tha ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
 
Propozim - ligji për kulturën është shkruar në rreth 50 faqe, është punuar që nga viti 2017 dhe pritet të arrihet një kornizë moderne ligjore.
 
VLLORA LATIFI TOPOJANI