Maqedoni

Inspektohet pika kufitare Qafë Thanë, do të vendoset kontroll i përbashkët

07.07.2023 17:09

Drejtorët e doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sot kanë inspektuar pikën kufitare Qafë Thanë...

Drejtorët e doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sot kanë inspektuar pikën kufitare Qafë Thanë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta. Projekti është në fazën përfundimtare, formalitetet kufitare do të jenë me vetëm një ndalesë për të lehtësuar tregtinë, transportin dhe qarkullimin e udhëtarëve. Tashmë në Qafë Thanë është vendosur një korsi prioritare për të gjitha mjetet e transportit nga vendet e Ballkanit të Hapur. 
 
“Aktualisht, administrata doganore është duke përgatitur projekte për rritjen e numrit të korsive të qarkullimit dhe automatizimin e kalimit kufitar me mbështetjen e Qeverisë dhe mjetet financiare të siguruara nga fondet e Bankës Botërore dhe IPA. Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim përfundimin më të shpejtë të procedurave doganore, uljen e kostove dhe përmirësimin e konkurrencës së kompanive vendase në tregun ndërkombëtar.”, tha Stefan Bogoev, drejtor i doganës në Maqedoni.
 
“Jemi këtu në qafëthanë për një projekt shumë të rëndësishëm One stop shop, i cili do të përmirësojë jetën dhe biznesin jo vetëm të maqedonisë së veriut dhe shqipërisë por edhe rajonit. Jemi ktu sot për të gjetur zgjidhje dhe për të vënë në jetë ketë projekt shumë të rëndësishëm i cili do prosperojë dhe do zhvillojë biznesin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.”, tha Genti Gazheli, drejtor i dogbanës në Shqipëri.
 
Punimet infrastrukturore pritet të përfundojnë brenda pak muajsh dhe më në fund të nisin kontrollet e përbashkëta kufitare.
 
ILMIE ZHAKU