Sportet E Tjera
Reichelt triumfon në Garmisch, në Bansko anulohet edhe gara në Super G
28.02.2015 15:39
Lëshimi i sotëm I mbajtur në ski qendrën gjermane Garmisch Partenirchen, I takoi plotësisht skiatorëve austrika, të cilët në fund erdhën deri te fitorja e trefishtë...

Pas një gare tejet dramatike, më I shpejti ishte 34 vjeçari Hannes Reichelt, I cili triumfoi me kohë prej 1.11.90 dhe ishte për vetëm një të qind të sekondës më I shpejtë se bashkëatdhetari I tij, Romed Baumman.
Për Reicheltin, ishte kjo fitorja e dhjetë jubilare në karrierën e tij, apo e treta gjatë këtij viti, ndërsa bashkë me ate dhe Baumanin, në piadestal u ngjit edhe Mathias Mayer.
Nga favoritët, dështoj Kjetil Jansrud, I cili me ngecje prej 75 të qindtat u rendit në pozitën e 17-të.
Megjithatë, me 14 pikët e fituara sot, norvegjezi vazhdon të prij në rënditjen e lëshimit, me gjithsej 471 pikë apo 86 më shumë se fituesi I garës së sotme, Hannes Reichelt.
Sa I përket plasmanit të përgjithshëm, aty është I pakompromis austriaku Marcel Hirscher, me 1028 pikë, 103 më shumë se Kjetil Jansrud.
Në konkurimin e femrave, edhe për ditën e dytë rresht, nuk arritën të mbahen garat në ski qendrën bullgare, Bansko. Edhe sot, ngjashëm si dje, “fitues” I vetëm doli mjegulla, e cila lejoj që në garën e Super G`së, të paraqiten vetëm 13 skiatore, që më pas gara të anulohet zyrtarisht.
MUSTAFA ADEMI
