Botë
Bie qeveria holandeze, shkak kriza e emigrantëve
07.07.2023 21:47
Rrëzohet qeveria holandeze. BBC shkruan se kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjes midis partive të koalicionit mbi krizën e emigrantëve....

Rrëzohet qeveria holandeze. BBC shkruan se kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjes midis partive të koalicionit mbi krizën e emigrantëve.
Palët nuk arritën të gjenin një marrëveshje në bisedimet e krizës, të kryesuara nga kryeministri Mark Rutte.
Rutte synonte të kufizonte kërkesat e azilkërkuesve për të sjellë familjet e tyre në Holandë, por planet e tij kanë zemëruar dy nga katër partitë në koalicionin qeverisës të konservatorëve dhe liberalëve. Ndërkohë zgjedhjet e reja mund të mbahen në vjeshtë.
