Fitore e re për Arnold Gjergjaj në boksin profesionist
Arnold Gjergjaj vazhdon t'i ngjisë më shpejtësi shkallët e karierës...

Boksieri kosovar i peshave të rënda, i cili garon me flamurin e Zvicrës, arriti një tjetër fitore të rëndësishme në boksin profesionist, pasi mposhti pas tetë raundesh, rivalin e tij hungarez, Zoltan Csala.
Gjergjaj, që njihet edhe me nofkën “Cobra”, për shkak të shpejtësisë së reagimit, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve 78:74, 79:73 dhe 79:73, pasi e dominoi kundërshtarin në çdo aspekt.
Me këtë sukses, ëndrra e Gjergjajt për t'u përballur me kampionin ukrainas Vladimir Klitcko bëhet edhe më reale, edhe pse duhet të përshkojë një rrugë të gjatë për të tentuar gjerdanin e artë të kampionit të Botës. Arnold Gjergjaj, i lindur vitin 1984, është një boksier me shumë potencial.
Që nga viti 2009, kur nisi karierën në boksin profesionist, djaloshi I lindur në Gjakovë, ka zhvilluar 27 dulele, duke i fituar të gjitha, madje 20 prej tyre më knockout.
