Botë
Erdogan me përkrahje të plotë për Ukrainën, Ukraina meriton integrimin në NATO
08.07.2023 13:36
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu të shtunën herët mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO...

Padyshim Ukraina meriton të jetë anëtare e NATO-s, thotë presidenti turk Erdogan. Presidenti ukrainas Zelensky mori mbështetje nga Ankaraja si pjesë e një turneu evropian për të mbështetur hyrjen e Ukrainës në Aleancë. Marrëveshja e grurit, lufta ruso-ukrainase dhe marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Kievit u diskutuan me presidentin turk në Stamboll.
“Ukraina meriton të jetë anëtare e NATO-s. Dëshiroj të theksoj sërish këtë pikë të cilën e kam mbrojtur gjithmonë me këmbëngulje. Ne kemi dëgjuar për shkëmbimin e të burgosurve nga pala ukrainase. Po flasim edhe me palën ruse. Muajin që vjen . Putin do të vizitojë edhe Turqinë. "Ne jemi bërë vendi që ka bërë përpjekjet më intensive për t'i dhënë fund luftës përmes negociatave të bazuara në të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Turqia si anëtare e NATO-s, mban lidhje të ngushta me Ukrainën por edhe me dhe Rusinë, duke përdorur marrëdhëniet e saj me të dyja vendet për të vepruar si ndërmjetës.
“Jam mirënjohës për mbështetjen e Iniciativës Drithi nga Ukraina "Njerëzit e rajonit tonë kanë nevojë për përpjekje më të mëdha për të kufizuar ambiciet agresive të Rusisë dhe për të garantuar stabilitetin në rajonin e Detit të Zi”, theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Në të njëjtën kohë, Uashingtoni paralajmëroi se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s në Samitin e Aleancës të martën dhe të mërkurën në Vilnus. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe anëtarët e tjerë të aleancës gjithashtu nuk i kanë dhënë mbështetje të plotë Ukrainës kur bëhet fjalë për pranimin e saj në bllokun e mbrojtjes. Udhëheqësit e Aleancës duhet të bien dakord për paketën e mbështetjes për Ukrainën javën e ardhshme, tha Stoltenberg dje në Bruksel.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
