Maqedoni
Vajgell për “The Guardian”: Situata në Maqedoni nuk duhet nënvleresuar
28.02.2015 16:21
Zhvillimet e fundit në Maqedoni kanë zënë vend edhe te mediat ndërkombëtare...

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” një shkrim kushtuar zhvillimeve të fundit në vend e ka titulluar “Shqetësimet për demokracinë e brishtë të Maqedonisë e cila gjendet në mes padive për “Puç” dhe “përgjime”.
Gazeta në këtë shkrim thekson se Maqedonia ballafaqohet me një krizë të përshkallëzuar politike, për shkak të pretendimeve për ‘Puç’ nga njëra anë dhe skandalit të përgjimeve masive nga ana tjetër, si dhe pohimeve se qeveria dhe shërbimi sekret kanë minuar punën e gjykatave dhe mediave.
Poashtu në një prononcim për “The Guardian” raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Ivo Vajgëll, e cilëson situatën në vend si “shumë serioze”.
“Nuk dua të parashikoj skenarë katastrofikë por duhet të keni parasysh se bëhet fjalë për një sërë problemesh të hapura u përdorën fjalë të vrazhda dhe madje fjalor urrejtjeje. Ne i kemi parë skenarëtë tillë edhe më herët në Ballkan, gjithçka fillon pikërisht në këtë mënyrë. Situata nuk duhet të nënvlerësohet. Është shumë serioze dhe ne duhet ta ndihmojmë Maqedoninë”, ka theksuar Vajgëll.
Por “The Guardian” thekson se edhe përkundër shqetsimeve për të Brukselit për krizën politike në Maqedoni, nuk pritet që kjo situate të arrijë deri në konflikt.
