Maqedoni
Ndryshimet klimatike, përgjysmojnë rendimentet në bujqësi
08.07.2023 16:10
Dimri i thatë pa të reshura dhe pa ngrica, e më vonë pranvera kryesisht me shira të mëdha...

Dimri i thatë pa të reshura dhe pa ngrica, e më vonë pranvera kryesisht me shira të mëdha, edhe në rajonin e Kumanovës me rrethinë, kanë ndikuar si në kuantitetin poashtu edhe në kualitetin e prodhimeve bujqësore.
Xhabir Ramadani udhëheqës i regjionit verilindorë nga Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë në Kumanovë thotë se ndryshimet klimatike negativisht kanë ndikuar si në mbjelljet vjeshtore, poashtu edhe në ato pranverore.
“Sa i takon kulturave drithërore të mbjellura gjatë vjeshtës, sic janë gruri, elbi, që në fillim janë përballur me një thatësi e cila si të pazakontë, për t’i ndihmuar edhe më tepër kësaj dimri ka qenë i butë dhe pa ngrica gjë e cila mundëson zhvillimin e disa larvave që gjenden në tokë e që kur nuk ka ngrica ato janë shumë aktive e që bëjnë dëmtimin dhe shkatrrimin e kulturave drithërore, kemi pas raste kur bujqit deri në atë shkallë i kanë rrallu drithërat, grurin deri sa është dashur për t’i lavruar dhe për t’i mbjellë kulturat tjera”, u shpreh Xhabir Ramadani nga agjencija për nxitje të zhvillimit të bujqësisë në Kumanovë.
Ramadani, thotë se edhe shirat e mëdha gjatë stinës së Pranverës, ndonëse në fillim dukeshin të mirëseardhura për të kompensuar mungesën e të reshurave në dimër, megjithatë gjatësia e pandërprerë , ndikoi që të lenë pasoja të ndryshme në zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore por edhe të pemtarisë.
“Një numër i pemtarëve gati se nuk kanë prodhim aspak sepse ngricat pranverore, po shtyhet dimri në thellësi të pranverës, në kohën kur janë të çelura në lule dhe formimin e frytit po ndodhin ngrica të cilat po i shkatërrojnë. Më shumë që janë dëmtuar janë kajsitë, pjeshkat dhe disa lloje të kumbullave. Disa kultura siç janë arrat dhe lejthiat të cilat e kanë vegjetacionin më të vonshëm po shpëtojnë”, theksoi Ramadani
Sipas Xhabir Ramadanit, ngrohja globale po ndikon në dy paralele ku temperaturat pas Qershorit po janë ekstreme e të larta kurse stina e Dimrit po shtyhen në stinën e Pranverës e që po vihen në rrezikë gjitha kulturat bujqësore.
FATLUM AQIFI
