Maqedoni
Qentë endacak enden rrugëve, qytetarët: Nuk jemi të sigurtë
08.07.2023 16:32
Problemi me qentë endacak edhe pse është i kahmotshëm ,ende nuk po mund të gjindet zgjidhje...

Problemi me qentë endacak edhe pse është i kahmotshëm ,ende nuk po mund të gjindet zgjidhje afatgjate për strehimin e tyre. Qytetarët e anketuar thonë se duhen merren masa urgjente për largimin e tyre sepse ndjehen të rrezikuar dhe të pasigurtë kur dalin për të kryer nevojat e tyre.
“Sigurisht që i shohim edhe jo pak po shumë të grumbulluar grupe grupe…duhet të marrin masa, pork y shtet nuk merr masa për asgjë jo vetëm për qentë endacak, merr masa vetëm kur është në interest ë tyre”, shprehet qytetari.
“Qentë i bien edhe nga qytetet e tjera dhe i lëshojnë këtu në Çair, i dalloj unë se janë të panjohur dhe kjo është e tmerrshme .Mbesën time e kanë kafshuar në dorë qentë endacak dhe pastaj në mjek i dhamë injekcion.Duhet të zgjidhet ky problem sa më parë”, theksoi qytetari.
Më të rrezikuar nga qentë endacak janë fëmijët. Ata thonë se në shkollë shkojnë me prindërit. Disa të tjerë që ti ikin sulmeve të qenve ndërrojnë rrugën dhe fillojnë të vrapojnë.
“Dua të largohen qentë nga këtu se frikë kanë njerëzit”, shprehet fëmija.
“Unë kur shkoj në shkollë kam frikë shumë prej qenve nëpër rrugë dhe nganjehëre edhe na sulmojnë andaj duhet me prindërit cdoher të shkojmë”, theksoi fëmija.
“Unë nuk kam frikë prej qenve sepse largohem dhe vrapoj shpej”, shprehet fëmija.
“Shoh shumë qen dhe ndonjëherë e ndërroj edhe rrugën sepse shumë frikësohem”, theksoi fëmija.
“Po mua babi më con në shkollë sepse e kam larg por kur i shoh qentë shumë frikësohem sepsenjë vajzë e ka kafshuar qeni në këmbë”, shprehet fëmija.
NP ”Llajka”: Nevojitet sterilizimi dhe strehimi i qenve endacak
Ndërmarrja Publike “Llajka”e cila ka marrëveshje me 10 kumuna të Qytetit të Shkupit, për mirqëqenien e kafshëve dhe kujdesin ndaj tyre thonë se vetëm 3 prej tyre bashkëpunojnë me këtë nëdrmarrje. Sipas tyre duhet t’i sterilizojnë qentë endacak që të ulet numri i tyre.
“Para se gjithash qytetarët duhet sterilizojnë kafshët shtëpiake. Numri i madh i qenve endacak janë prodhim i papërgjegjësisë së pronarëve. Çdokush që i shumon qent shtëpiak kontribuon që të kemi numër më të madh të qenve endacak në qytetin tonë. NP “Llajka” punon çdo ditë dhe mundohet maksimalisht që të ulë numrin e qenve endacak, por kjo nuk varet vetëm nga ne Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është kompetente që të vepron për pronësinë e pa kontrolluar dhe shumimin e tyre. Shpresojmë se edhe komunate tjera do ta respektojnë marrëveshjen tonë që të kemi më shumë resurse dhe në këtë mënyrë edhe numër më të madh të kafshëve të trajtuara në qytetin tonë”, theksojnë nga ndërmarrja Publike “Llajka”.
Nga NP “Llajka” apelojnë qytetarët që të mos blejnë qen por të strehojnë qen nga kjo ndermarrje ,si dhe të mos bëjnë shumimin e tyre që të ulet numri i qenve .
VLORA LATIFI TOPOJANI
