Maqedoni
BFI-së në Tetovë, mbi 100 shtëpi të ndërtuar pa leje në vakëf
08.07.2023 16:54
Mbi 100 shtëpi të ndërtuar pa leje në Vakëf të BFI-së në Tetovë duhet presin...

Mbi 100 shtëpi të ndërtuar pa leje në Vakëf të BFI-së në Tetovë duhet presin deri sa të gjindet një zgjedhje ligjore tha për TVM2 Myftiu i Myftinisë së Tetovës Qani Nesimi.
Sipas Nesimt, Myftenia e Tetovës nuk është duke punuar kundër as kujt, por kërkon një zgjedhje institucionale, që Myeftenia e Tetovës të mos e humb as një centimetër tokë nga vakëfi. Nesimi tha se për këtë askush nuk ka të drejtë të hidhrohet, sepse kanë ndërtuar shtëpi në pronë të huaj.
“Pjesa që është sipër Arabati dhe mbi Shtëpin Përmirësuese ajo ështe Vakëf dhe njerzit kanë ndërtuar shtëpi pa leje dhe ne nuk mund t’i japim leje as kujt pa mos u marrë vesh me organet kompetente, qeverisjen lokale e qendërore e sidomos atë lokale. Ne jemi në biseda me kryetarin e Komunës dhe besoj se në një kohë të caktuar do të gjejmë edhe një zgjedhje për këte çështje. Pra në koordinim me organet komunale zgjedhja do jetë në mënyrë institucionale pasi edhe ne mos të humbim Vakëfin tonë por edhe njerëzit që të mund t’i plotësojn dokumentacionet”, u shpreh myfty i myftenisë së Tetovës, Qani Nesimi.
Nga ana tjetër, komuna shprehet e pafuqishme për ta zgjidhur këtë problem, sipas tyre pa pëlqimin e BFI-së këta shtëpi nuk mund të legalizohen.Por thonë se ka bashkëpunim me BFI dhe po punojnë për gjetjen e një zgjedhje ligjore.
“Nuk e di saktë numrin sa është por mund të themë 100 mund edhe me pak edhe më shumë, dhe ato janë ende të pa zgjidhura pasi pala ende nuk ka siguruar pëlqim. Ne kemi një bashkëpunim me BFI-në, dhe besoj se do zgjidhet një gjuhë e përbashkët që të rregullohet statusi i këtyre objekteve, pasi tani më ato janë të ndërtuara. Deri tani nuk kemi berë as një legalizim në këtë pjesë pasi mungon pëlqimi i BFI-së”, theksoi Besa Zendeli Ali nga komuna e Tetovës sektori i urbanizmit.
Përveç shtëpive që janë ndërtuar më herët, ka shtëpi që ndërtohen edhe sot dhe kjo mund të veshtërson dhe të ngadalëson procesin e një zgjedhje që këta banor e presin me shume se dy dekada.
VISAR SADIKI
