Maqedoni
Turizmi në Strugë, Skout Camping një atraktivitet
08.07.2023 17:16
Ky sezon veror në Strugë filloi më herët, me një rritje të dukshme të turistëve në krahasim me 2 vitet...

Ky sezon veror në Strugë filloi më herët, me një rritje të dukshme të turistëve në krahasim me 2 vitet që lam pas. Pothuajse të gjitha hotelet dhe akomodimet private në bregun e Liqenit të Ohrit janë të mbushura.
Përveç turizmit të zakonshëm dhe akomodimeve paksa luksoze, një atraktivitet i ri viteve të fundit në Strugë është edhe kampi i qyteti, scout camping, i cili është i mbushur me turistë kryesisht të huaj, ndërsa numri më i madh i turistëve pritet të vijnë ditët në vazhdim.
“Për shkak të kohës, turizmi në këtë pjesë do të jetë pak më vonë, megjithatë turistët e zakonshëm do të vijnë, kanë lajmëruar, kanë rezervzar dhe besoj do jetë një sezon i mirë. Këti vijnë turistë transit që kalojnë këndej, më së shpeshti janë turistët polakë, sllovenë, gjermanë, hollandezët megjithtë nuk mund të lëmë të tjerët sepse ka prej gjith andej. Ndërsa ka edhe mysafirë vendas”, u shpreh Nikolla Kukunesh nga Scout Camp Struga.
Përveç hapsirës ku mund të vëndojnë kampet e tyre, turistëve në scout camping iu ofrohen edhe shtëpitë në dru, që janë mjaft interesant dhe atraktive për turistët.
“Janë interesant për akomodim, është turzëm alternativ, ndryshe nga ato klasiket siç janë hotelet, apartamentet, kampi është diçka komplet tjetër kështu që shpesh njerëzit janë të mahnitur nga ajo që nuk kanë mundur të kenë eksperiencën e kësaj mënyre në kohën e tyre të lirë”, theksoi Kukunesh.
Në kamp vijnë shpesh edhe të rinjë të cilët kanë campingun si hobi, dhe orgianizojnë aktivitete të ndryshme. Këtë fundjavë në kamp janë akomoduar një grup kampi nga Belgjika, të cilët thanë se kanë zgjedhur Strugën për shkak se ju pëlqen natyra dhe atmosfera e qytetit.
“Ne jemi një grup skouti nga Belgjika, dhe e kemi traditë të shkojmë në kampe gjatë verës ku kemi një kamp punues, nvaret çfarë bëjmë. Këtë vit kemi zgjedhur Strugën për të bërë kampin, të bëjmë këmbim të kulturave, qëllimi është të lëmë fëmijët të shoqërohen, të këmbejnë eksperiencat si bëhet skouti në Maqedoni dhe si në Belgjikë dhe të shohim cilat janë ndryshimet. Struga është një qytet I mrekullueshëm, afër Liqenit të Ohrit, ka shumë aktivitete për të bërë, kampet ku ne rrijmë janë shumë të mira, është një atmosferë shumë e mirë”, u shpreh lideri i skautit nga Belgjika, Kevin De Boevre.
Qyteti i urave dhe poezisë viteve të fundit e ka pasuruar ofertën turistike edhe më shumë. Turstëve iu ofrohen aktivitete të ndryshme, siç janë zhytjet, kanotazh në liqen dhe lumin Drini i Zi, shëtitje me vela, alpinizëm dhe çiklizëm. Ndërsa përveç kampeve dhe shtëpive prej druri, kampi ofron edhe tenda moderne dhe hapësirë për rimorkio për turistët e huaj.
ILMIJE ZHAKU
