Maqedoni

Sindikatat dhe qeveria përafrojnë qëndrimet për rritjen e pagave

08.07.2023 18:00

Sindikatat dhe Qeveria janë afër marrëveshjes për rritjen e pagave në sektorin publik...

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një intervistë për agjencinë shtetërore MIA, thotë se është optimist racional dhe se ka vetëm detaje  që duhen përcaktuar.
 
Ai shton se është e pranueshme futja e koeficientit si model i ri dhe  lidhja e tij me pagën mesatare bruto, nëse sindikatat bien dakord, do të realizohej nga marsi i vitit 2025. Në periudhën e tranzicionit deri atëherë do të ketë rritje të pagave,  për dinamika  e së cilëve  duhet të  dakordohet  me sindikatat.
 
“Mendoj se ka klimë solide, se ka  besim dhe vullnet të ndërsjellë duhet edhe disa hollësi ti finalizojmë dhe nëse punojmë me këtë intenzitet ,në pyetje janë  disa ditë kur do të rrumbullaksohej kjo çështje me sindikatat, në interest të  të gjithë qytetarëve”, u shpreh Ministri i Financave, Fatmir Besimi.  
 
Një raund i ri bisedimesh është planifikuar për të hënën. Pas takimit të fundit të mërkurën, përfaqësuesit e sindikatave thanë gjithashtu se ishin afër një marrëveshjeje dhe se bisedimet për rritjen e pagave ishin afruar më shumë me kërkesën e tyre  për të marrë parasysh pagën minimale dhe normën e inflacionit.
 
“Po përfarohen qëndrimet tona 14. 2 përqind. 12. 55 përqind dhe 10. 9 përqind si bazë mbi të cilin do të rriten pagat e të punësuarve në sektorin publik. Mbetet të shohim se cili parameter do të mirret për bazë për përllogaritje deh të punësuarit në shtator të marrin përqindje të njejtë të pagave pa marrë parasyhs se pagat e disa të punësuarve në periudhën e kaluar janë rriturr për një sumë të caktuar”, theksoi Sllobodan Trendafillov nga LSM. 
 
Varësisht nga marrëveshja nga sindikatat, do të shihet nëse do të ketë ribalancim të buxhetit nga shtatori, tha ministri Besimi në një intervistë për MIA-n.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI