Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Mickovski tërheq propozimet, këmbëngul për zgjedhje

08.07.2023 18:44

Për më pak se dy muaj lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski ndryshoi mendjendhe...

Për më pak se dy muaj lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski ndryshoi mendjendhe tërheq të gjitha propozimet e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Thotë se gjithçka që ka ofruar si zgjidhje për të miratuar ndryshimet kushtetuese tashmë nuk vlejnë.
 
Ai thotë se nuk do të ketë  komunikim me përfaqësuesit e Qeverise, teksa  shprehet i bindur se ndryshimet kushtetuese nuk do të miratohen. Mickovski është i interesuar tani vetëm për zgjedhje të parakohëshme parlamentare këtë vit.
 
“Mund t'i them Kovaçevskit, Osmanit, Mariçiqit, të tjerëve -  se nuk kanë më asgjë në tavolinë. Ka vetëm një gjë - të ulemi dhe të merren vesh për zgjedhje, kur dhe si do të mbahen, në çfarë mënyre, me ose pa një qeveri teknike. Nga ky moment nuk do të flas për asgjë lidhur me ndryshimet kushtetuese, por e vetmja gjë për tëcilën do të doja të flisja është për zgjedhjet e shpejta parlamentare në vjeshtë”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
 
Por si Mickovski do tabindë mazhorancën për zgjedhje të parakohëshme kur kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se këtë vjesht nuk do të ketë zgjedhje? Mickovski thotë se në të kaluarën shpesh herë  egzekutivi ka ndryshuar mëndjen për sa i përket shumë çështjeve dhe shpreson se e njëjta gjë do të ndodh edhe me kërkesën e tij për zgjedhje.
 
Koordinatori i deputetëve të VMRO-së Nikolla Micevskisiguron se deputetët e tyre janë të unifikuar dhe se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese.
 
“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së është e unifikuar dhe mbetet në qendrim se nuk do të ndodhin ndryshime kushtetutese nën diktat dhe kushte bullgare për arsyje se në kontinuitet tregojmë vërejtet tona  në Kuvend për gjitha proceet negative që po i bënë mazhoranca”, theksoi koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
Mariçiq: Nuk ka arsye për të mos dhënë mbështetje
 
Në ndërkohë zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq në interivstën e dhënë për “Triling” ripërsëriti se interesat kombëtare më së miri mbrohen nëse vendi është pjesë e BE-së. Nuk humbas shpres se mazhoranca do të arrijë të sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve për ti miratuar ndryshimet kushtetuese, tha ai. 
 
“Ata nuk kanë asnjë arsye dhe shpjegim për të mos dhënë mbështetje për ndryshimet kushtetuese,  sepse jo vetëm ne, por edhe Bashkimi Evropian kemi marr një qëndrim të qartë  nga Bullgaria,  se nuk do të ketë kushte të tjera për vazhdimin e negociatave dhe hapjen e kapitujve. Ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm, ndërsa gjuha dhe identiteti ynë janë të mbrojtur dhe të garantuar në BE”, tha zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariciq.
 
Për dy javë ndryshimet kushtetuese do të hynë në procedur parlamentare. Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me të cilat bullgarët do të prfshihen në Preambulën e Kushtetutës, nevojiten 2/3 votatave në Kuvend që aktualish shumica paralementare nuk i ka. Këto ndryshime janë kusht që RMV të mund të vazhdojë procesin aderues i i ntegrimit në BE.
 
REXHEP QAMILI