Maqedoni
Janakievski: Në tërsi u respektua ligji
28.02.2015 16:24
Minsitri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski nuk ka dashur të prononcohet nëse janë autentike matrialet e prezentuara dje nga Lideri I LSDM-së Zoran Zaev...

Minsitri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski nuk ka dashur të prononcohet nëse janë autentike matrialet e prezentuara dje nga Lideri I LSDM-së Zoran Zaev, ku dëgjohet zëri i tijë në bisedë me Kryeminsitrin Nikolla Gruevski për rrënimin e objektit Kosmos.
Ai duke vlerësuqar se bëhet fjalë për një proces të montuar nga shërbimet e huaja ka theksuar se aktualisht për rastin e përgjimeve zhvillohet process gjyqësorë prandaj nuk dëshiron të përgjigjet në pyetjen nëse biseda është autentike. Sipas Janakievskit në rastin Kosomos në tërsi është respektuar ligji.
"Me përgjegjësi pohoj se tërësisht është vepruar në përputhje me ligjin, përkatësisht në tërsi është respektuar ligji për ndërtim, pasi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dy herë e pranoi ankesën e Canovskit dhe iu dha leja për ndërtim. Por pas konfirmimit të gjendjes faktike nga ana e komunës së Gazi Babës, për të cilën dje kishte kumtesë nga komuna, u konfirmua se objekti nuk është në përputhje me projektin dhe për shkak të kësaj është miratuar ky vendim. Pastaj u dorëzua ankesa në Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve e cila u refuzua në pajtim me nenin 69, paragrafi 3 i Ligjit për ndërtim. Se vendimi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe e komunës së Gazi Babës janë në pajtueshmëri me ligjin, tregon edhe fakti që vet kompania e tërhoqi ankesën nga Gjykata Administrative që e e kishte parashtruar", shprehet ministri i trasportit dhe lidhjeve Mile Janakievski.
Por kështu nuk mendon Fiat Canovski, pronar i objektit Kosomos. Ai shprehet i bindur se do të fitojë gjyqin në Gjykatën e Strasburgut dhe do të marrë dëmshpërblimin prej 65 milionë eurosh. Në intervistën për Dojçe Vele, ai pretendon se të gjitha dokumentet i ka në rregull dhe se ka kërkuar shumë herë takim me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, porse ai nuk ka dashru ta pranojë.
“Ai bëri me dije se, edhe pasi objekti është shembur, autoritetet e kanë detyruar të paguajë taksat me vlerë 5.2 milionë euro. I pyetur se cili është motivi për prishjen e objektit të tij, Canoski tha se kjo është mbështetja për A1 dhe kalimi në opozitë si deputet.
Canovski nuk përjashton mundësinë që drejtësinë ta kërkojë edhe në gjykata e vendit, por për këtë do të pres, siç ka thënë ai, kohë të tjera.
GYLTENE SINANI
