LDFM: Shkupi barazon me Skopjen, Gostivari fiton, mposhtet Drita
Me ndeshjet e xhiros së 15-të, është ngritur sipari për sezonin pranveror në kuadër të Ligës së Dytë Futbollistike në vendin tonë...

Lideri i pakompromis pas pjesës së parë të sezonit, Shkupi, edhe pse kishte avantazh prej 1-0 një pjesë të madhe të ndeshjes, fal golit të Goran Maznovit, në fund, nga lagja “Autokomandë”, u kthye me barazim 1-1.
Autor I golit të vetëm për vendasit, ishte ish futbollisti i Shkupit, Dario Desniç. Nga ana tjetër, Gostivari vazhdon aty ku mbeti para pushimit, duke regjistruar fitore të re, tani me 2-1 ndaj Euromilkut.
Nurishi ishte golashënues i dyfishtë për ekipin e trajnerit Mensur Jakupi, ndërsa për mysafirët shënoi Jasharoski. Drita e Bogovinës, pësoi humbje në cilësinë e mysafirit nga Makedonia me 1-0, me ç`rast golashënues I golit të vetëm ishte Hysejin Demiri.
Në takimin tjetër, Kozhufi si mysafir me 1-0, triumfoj ndaj Napredokut, ndërsa ndeshja e fundit e xhiros së 15-të, ajo mes Mlladostit dhe Vëllazërimit, do të luhet ditën e hënë. Sa i përket rënditjes, Shkupi i Zekirija Ramadanit edhe më tutje është I pakompromis në krye, tani me 36 pikë, 11 më shumë se Gostivari.
Pasojnë Vëllazërimi dhe Mlladosti, me 22, respektivisht 21 pikë. Të dyja ekipet kanë nga një ndeshje më pak.
MUSTAFA ADEMI
