Botë

Masa të rrepta sigurie për samitin e NATO-s, blindohet me mjete luftarake Lituania

09.07.2023 13:39

NATO-ja e ka kthyer samitin e saj të ardhshëm në Vilnius në një fortesë me armatime të avancuara...

NATO-ja e ka kthyer samitin e saj të ardhshëm në Vilnius në një fortesë me armatime të avancuara për të mbrojtur Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e të tjerë të aleancës që takohen javën e ardhshme vetëm 32 kilometra larg kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë, vend aleat i Rusisë. 
 
Gjashtëmbëdhjetë vende të NATO-s kanë dërguar rreth 1000 trupa për të mbrojtur takimin e 11 dhe 12 korrikut. Shumë prej aleatëve po ofrojnë gjithashtu sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore të cilat u mungojnë shteteve baltike.
 
Lituania, Estonia dhe Letonia, dikur nën sferën e Kremlinit, por pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian që nga viti 2004, shpenzojnë mbi 2% të ekonomive të tyre për mbrojtjen, më shumë se shumica e aleatëve të tjerë të NATO-s.