Maqedoni
Bislimi: Ekonomia nën hijën e çështjeve politke
09.07.2023 15:51
Ekonomia tashmë një periudhë të gjatë gjendet nën hijën e çështjeve politke...

Ekonomia tashmë një periudhë të gjatë gjendet nën hijën e çështjeve politke dhe në asnjë mënyrë problemet ekonomike të marrin prioritet për tu zgjidhur ankohen nga sektori i biznesit. Ata shtojnë se ajo përgatitet nga qeveria dhe ju servohet kompanive është populizëm ekonomik dhe nuk është tregues i vërtetë për përmirësim të situatës.
Profesori universitar Sami Bislimi vlerson se ekonomia është lënë anash në 30 vitet e kaluara ku me mjetet e huazuara në vend që të harxhohen për zhvillim ato u harxhuan për krijimin e disa oligarkëve. Shton se vendi jonë ka mungesë të një strategjie se ku duhet të lëviz ekonomia vendore, ndërsa e vetmja shpresë sipas tij është fillimi i negociatave me BE-në.
“Është i rëndësishëm fakti që si shoqëri, shtet, ekonomi nuk jemi në gjendje të funksionojmë pa intervencat e pushtetit ekzektuiv sepse ne 30 vite nuk arritëm që të rrisim kapacitetin prodhues të ekonomisë dhe tani është shumë vonë ku kemi borxh mbi 8 miliardë euro dhe nga ai borxh nuk ka asnjë efekt zhvillimor. Ekonomia e Maqedonisë ndodhet në një udhëkryq në të cilën nëse eventualisht nuk kemi sukses në fillimin e negociatave me Bashkimin Europian nuk shoh asnjëfarë perspektive për mbijetesë ekonomike”, u shpreh profesori universitar Sami Bislimi.
Vendi gjithashtu sipas Bislimit nuk është konkurent në treg për shkak të mungesës së produktivitetit.
“Nga aspekti i standardit jetësorë të qytetarëve dhe mundësia disi për të gjallëruar kërkesën agregate qeveria mundohet nëpërmjet rritjes së rrogave, pensioneve, ndihmës sociale mirëpor burimi i financimit nuk është ekonomia e vendit por huazimi i mjeteve nga institucionet financiare. Tani ne vetëm blejmë kohë për bashkimin e krizës me një dinamikë më të shpejtuar për të ardhmen. Nuk ka mbijetesë në tregun e hapur nëse nuk ke aftësi prodhuese dhe atë të prodhosh produktë të cilat janë konkurente në treg. Ne me asnjë produkt nuk jemi konkurent në treg dhe jam shum pesimist për mbijetesën ekonomike të këtij vendi nëse vazhdon kështu”, theksoi Bislimi.
Paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme nuk janë zgjidhjë për ekonominë perveq se një harxhim shtesë. Si probleme shtesë Bislimi i potencon partizimin e institucioneve, humbjen e fuqisë punëtorë si dhe mungesën e risive tekniko teknoligjike të cilat ndikojnë në zhvillimin e një ekonomi vendore.
GAZMEND KURTISHI
