Maqedoni

Çmimi i banesave, shënuan rritje për 12,9 për qind në nivel vjetor

09.07.2023 16:13

Çmimet e patudshmërive në RMV e sidomos në Shkup kanë shënuar rritje për 12,9 për qind në nivel vjetor...

Çmimet e patudshmërive në RMV e sidomos në Shkup kanë shënuar rritje për 12,9 për qind në nivel vjetor, ndërsa kjo rritje vetëm në tre mujorin e dytë të vitit ka arritur në 1,6 për qind, bëjnë me dije të dhënat e fundit e Bankës Popullore.
 
Të njëjtat informacione pohojnë se indeksi i çmimeve të banesave në Shkup është përgatitur në bazë të të dhënave që kanë të bëjnë me shpalljet për shitje të publikuara nga agjencitë që merren me shitje të patundshmërive.
 
“Informacionin tonë na bëjnë me dije se krahasimi i indekseve dhe çmimeve të apartamenteve në Shkup, është përgatitur mbi bazën e të dhënave në lidhje me njoftimet për shitje të publikuara nga agjencitë që merren me shitjen e pronave. Parë nga këndvështrimi i rritjes vjetore, lëvizja ka qenë më e lartë në tremujorin e parë - 18.8 për qind. Megjithatë, në ato njëqind ditë, rritja e çmimit ishte disi më e ulët, duke arritur në 1.3 për qind”, theksojnë nga banka popullore.
 
Rritjen e çmimeve e vërtetojnë edhe të dhënar zyrtare nga Enti Shtetëror I Statistikave. 
 
“Në tremujorin e parë të këtij viti, çmimet e apartamenteve ka shënuar rritje prej 18.8 për qind në nivel vjetor. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, pasuritë e paluajtshme u rritën me 12.4 për qind në bazë vjetore, e ndjekur nga rritja prej 16.6 për qind në tremujorin e dytë, 21.2 për qind në tremujorin e tretë dhe 20.6 për qind në tremujorin e katërt. Çmimi i banesave në Shkup është rritur për 12,9 për qind në tremujorin e dytë”, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
 
Shpërthim të çmimeve të patundshmërisë është vërejtur në të gjithë Ballkanin. Tani një metër katror në zonën e banimit në Beograd është nga 2500 deri në 5000 euro në varësi të lagjes, në Sofja ka një çmim mesatar rreth 3000 euro për metër katror dhe në Greqi çmimi mesatar sillet rreth 2100 eu për metër katëror. Në Shkup çmimet për momentin variojnë nga 1500 deri më 2000 euro për metër katëror.
 
Sipas agjencive që punojnë me prona të paluajtshme, kthesa ka ndodhur gjatë pandemisë së Covid-it. Sido që të jetë përkundër stabilizimit të çmimeve të materialeve ndërtimore, veçanërisht në lokacionet atraktive në Shkup, vështirë se mund të pritet rënie e çmimit të banesave. 
 
FITIM KRYEZIU