Maqedoni
Stavrevski nuk prononcohet a jane autentike matrialet e pergjuara?
28.02.2015 16:59
Minsitri i Financave Zoran Stavrevski si njëri nga minsitrat që ishte përgjuar nuk dëshiron të komentojë nëse matrialet e prezentuara janë autentike, pasi ai pret epilog gjyqësorë për këtë, ndërsa nuk vlerëson se me bisedat e përgjuara është prishur kredibiliteti i ministries dhe vet atij si minister.

Minsitri i Financave Zoran Stavrevski si njëri nga minsitrat që ishte përgjuar nuk dëshiron të komentojë nëse matrialet e prezentuara janë autentike, pasi ai pret epilog gjyqësorë për këtë, ndërsa nuk vlerëson se me bisedat e përgjuara është prishur kredibiliteti i ministries dhe vet atij si minister.
“Kredibiliteti I secilit institucion përfshi edhe minsitrin e Financave ndërtohet npërmjet fakteve për punën e tij. Unë sot prezentova fakte për punën time në Minsitrinë e Financave se si drejtojmë financat publike”, shprehet ministri i financave Zoran Stavrevski.
Këtë Stavrevski e theksoi pasi njoftoi se Maqedonia para kohe dhe në tërësi e ka paguar borxhin ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar. Me transaksionin e djeshëm në Uashington, është dërguar edhe kësti i fundit nga linja kreditore për përkujdesje, me vlerë prej 174 milionë dollarësh. Me këtë, janë kursyer pesë milionë euro nga kamatat dhe dallimet në këmbim valutor, ndërsa është përmirësuar edhe imazhi i vendit pasi borxhi publik dhe shtetëror është zvogëluar për 1.7 përqind tha Stavrevki.
"Që t'i shmangemi rrezikut nga rritja e mëtejshme e dollarit amerikan dhe në këtë mënyrë të kursejmë para, në këtë mënyrë shërbimet e Minsitrisë së Financave kanë bërë analiza të thukta, duke marrë parasysh të gjitha skenarët e mundshëm se si do të lëvizë vlera e dollarit dhe euros në periudhën e ardhëshme dhe vendosëm se është mirë dhe e dobishme që para kohe të paguajmë 174 milionë dollarët si obligim ndaj Fondit Monetarë”, shprehet ministri i financave Zoran Stavrevski.
Kredia nga Fondi Monetarë ishte me vlerë prej 312 milionë dollarë e cila u mor në vitin 2011, dhe filloi të kthehet kah mesi i vitit 2014.
Poashtu Stavresvski njoftoi se agjencia kreditore Fiç e konfirmoi në nivelin BB+ rejtingun e Maqedonisë . Ky agjencion vlerëson stabilitetin makroekonomik, nivelin e ulët të borxhit të jahstëmn si dhe klimën e mire te biznesit në Maqedoni.
GYLTENE SINANI
